![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
Testi i glukozes tashme jo nepermjet gjakut por djerses
Testet e dhimbshme të gjakut të cilat funksionojnë duke pickuar gishtin disa herë në ditë, për miliona diabetikë mund të shndërrohen në diçka të së shkuarës.
Një zbulim i ri ngjashëm me një leukoplast i cili ngjitet në lekurë për të testuar nivelin e glukozës, është krijuar së fundmi nga shkencëtarët. Pajisja e krijuar nga universiteti kërkimor i Bath, funksionon duke vlerësuar nivelin e sheqerit në djersën e njeriut dhe jo në gjakun e tij. Pra analiza apo testimi i nivelit të sheqerit në gjak, që kryhet nga personat e sëmurë me diabet, nuk kryhet duke marrë një mostër të gjakut por përmes djersës së njeriut. Shpresohet që pajisja në formë leukoplasti e cila vendoset në lëkurë, një ditë të lidhet me një aplikacion smartphone për të paralajmëruar diabetikët kur atyre u duhet të ndërmarrin veprime.
Nëse kryhen prova me të mëdha të cilat rezultojnë me sukses pajisja, mund të zëvendësojë metodën aktuale, që konsiderohet e papëlqyeshme, për të testuar nivelet e sheqerit. Profesori Richard Guy dhe kolegët zbuluan që matësi i ri ishte i saktë pasi e testuan atë tek derrat dhe dy vullnetarë njerëzorë. Kjo është një metodë jo-invazive, pa gjilpërë, metoda për të monitoruar sheqerin në gjak ka provuar një qëllim të vështirë për tu arritur më parë por që tashmë është bërë realitet.Pajisja elektrike, e cila vendoset në dorë, përcakton glukozën në lëkurë përmes një sërë sensorësh në miniaturë. Ajo mat sasinë e sheqerit në gjak pa e çpuar lëkurën duke tërhequr glukozën nga lëngu midis qelizave në të gjithë folikulat e flokëve.
Glukoza mblidhet në rezervuare të vegjël ku edhe matet, duke ofruar mundësinë për të marrë të dhëna çdo 10 deri në 15 minuta gjatë disa orëve. Fasha ngjitëse e lëkurës është më e saktë se pajisje të tjera eksperimentale, sepse mund të veprojë në një zonë shumë më të vogël.
Ekipi fillimisht kreu teste në lëkurën e derrit, e cila tregoi se mund të përcjellë me saktësi nivelet e glukozës në të gjithë gamën e parë tek pacientët diabetikë njerëz.Testet e mëtejshme në dy vullnetarë njerëz, të publikuara në Nanoteknologjinë e Natyrës, përsëri treguan se mund të gjurmonin variacionet e sheqerit në gjak gjatë gjithë ditës. Studiuesit kanë përdorur grafenën si një nga komponentët, pasi ajo sjell përparësi të rëndësishme. Potencialisht me kosto të ulët dhe miqësor me mjedisin, zbulimi i ri në fushën e mjekësisë do të sjellë mjaft benefite dhe komoditet tek të sëmurët diabetikë.
Më të lexuarat
![BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar BAUMARKET feston 5 Vite Suksesi ne tregun shqiptar](images/posts/baumarket-foto-kryesore-2024.jpg)
![Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi Park Avenue Tower nga Orion Construction, merr Certifikimin e pare BREEAM ne Shqiperi](images/posts/certifikimi i pare.jpg)
![SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote](images/posts/SOLARON SHPK prezanton Panelin Fotovoltaik me Eficient ne Bote.jpg)
![GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS! GPS-i Gjeodezik, i dizenjuar nga Brendi GEO SENSORS!](images/posts/gps-albatrix-post-janar-2024.jpg)
![E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik E ardhmja mberriti me serine e celesave Bticino Living Now, nga Sali Elektrik](images/posts/sali-post-nentor-2023-4.jpg)
![Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT Musk prezanton chatbotin qe rivalizon ChatGPT](images/posts/musk X chatbot.jpg)
![Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve Krijohet teknologjia kunder turbulencave te avioneve](images/posts/teknologjia e avionevee.jpg)
![Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart Motorola sjell telefonin qe pershtatet si nje ore smart](images/posts/telefon qe vishet motorola.jpg)
![Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali Jetson ONE merr driten jeshile per fluturime ne Itali](images/posts/makina fluturuese ne italii.jpg)